BETUELI
1. Nip i Abrahamit, bir i vëllait të tij Nahorit dhe i Milkës. (Zn 22:20, 22) Betuelit i lindën Rebeka dhe Labani. (Zn 22:23; 24:15, 24, 29) Kohë më vonë, ai pranoi se skllavi i Abrahamit që i shkoi në shtëpi për të kërkuar grua për Isakun po ndiqte drejtimin hyjnor dhe, bashkë me Labanin, tha: «Kjo gjë vjen nga Jehovai». (Zn 24:50) U quajt sirian ose aramait, meqë banonte në pllajën e Aramit.—Zn 25:20; 28:2, 5.
2. Qytet që quhej edhe Betul e Kesil, siç vërehet nga krahasimi i listave të qyteteve te Josiu 15:30; 19:4 dhe 1 Kronikave 4:30. Ndodhej në jug të territorit të Judës, por iu dha fisit të Simeonit si qytet-enklavë. Pra, me sa duket, është edhe ‘Betheli’ i përmendur te 1 Samuelit 30:27 si një nga vendet të cilave Davidi u dhuroi një pjesë të plaçkës. Një vendndodhje e mundshme është Kirbet-el-Karjateini (Tel-Kerijoti), rreth 19 km në jug të Hebronit, ndonëse disa anojnë nga ideja se është Kirbet-er-Rasi (Horvat-Roshi), rreth 24 km më në perëndim.—Shih KESILI.