BEZERI
1. [Ndoshta: mineral i çmuar.] Një nga «bijtë e Zofahut» nga fisi i Asherit.—1Kr 7:30, 36, 37.
2. [Vend i paarritshëm.] Një nga tri qytetet levite të strehimit në lindje të Jordanit, i caktuar kryesisht për fisin e Rubenit. (Lp 4:41-43; Js 20:8; 21:36; 1Kr 6:78) Thuhet se ishte «në rrafshnaltë» dhe «pranë Jerikosë, në lindje të Jordanit, . . . në shkretëtirë». Përgjithësisht Bezerin e lidhin me Um-el-ʽAmadin e sotëm, që ndodhet në rrafshnaltë, 19 km në jug të Rabahut (në Amon). Përmendet në Gurin e Moabit si një nga qytetet që e shtiu në dorë dhe e fortifikoi Mesha, mbreti i Moabit, kur ngriti krye kundër Izraelit pas vdekjes së mbretit Akab rreth vitit 920 p.e.s.—2Mb 3:5.