KLANI
Grup i madh shoqëror me prejardhje të përbashkët, i ngjashëm me fisin për nga madhësia.
Në të tria rastet ku shfaqet në tekstin hebraik, fjala ʼummáh i referohet një grupi të madh joizraelitësh. Për shembull, pasardhësit e 12 bijve të Ismaelit janë përshkruar si ‘klane’ në historinë e hershme të atij grupi etnik. (Zn 25:16) I njëjti term gjendet edhe te Numrat 25:15 ku është përkthyer ‘grupe’ dhe u referohet pasardhësve të Midianit, kurse në vargjet poetike të Psalmit 117:1, ku është përdorur si paralelizëm i fjalës «kombe», është përkthyer «fise».