DATANI
Biri i Eliabit nga fisi i Rubenit dhe vëllai i Abiramit dhe i Nemuelit. Datani dhe Abirami mbështetën levitin Korah që ngriti krye kundër autoritetit të Moisiut dhe të Aaronit; në të vërtetë, ata vunë në pikëpyetje premtimet e Jehovait, pasi e quajtën Egjiptin ‘një vend ku rridhte qumësht e mjaltë’. Për shkak të rebelimit të tyre, Datani dhe Abirami vdiqën bashkë me familjet e tyre kur toka u hap dhe i përpiu.—Nu 16:1-35; 26:7-11; Lp 11:6; Ps 106:17; shih ABIRAMI nr. 1.