ELIFELETI
[Perëndia im është shpëtim (rrugëdalje); Perëndi i shpëtimit].
1. Bir i Ahasbait; një nga burrat e fuqishëm të Davidit. (2Sa 23:34) Ndoshta Elifeleti quhet Elifal te 1 Kronikave 11:35.
2. Një nga bijtë që i lindën Davidit në Jerusalem (1Kr 3:5, 6); te 1 Kronikave 14:5 quhet Elpelet.
3. Djali i Davidit që renditet i fundit nga ata që i lindën në Jerusalem. (2Sa 5:16; 1Kr 3:8; 14:7) Disa studiues nuk e konsiderojnë gabim kopjimi përsëritjen e emrit te tregimi i Kronikave, por janë të mendimit se Elifeleti i dytë lindi pas vdekjes së djalit të parë me të njëjtin emër.
4. Djali i tretë i Eshekut, një pasardhësi të mbretit Saul.—1Kr 8:33, 39.
5. Pasardhës i Adonikamit që u kthye me Ezdrën nga Babilonia në Jerusalem.—Ezd 8:1, 13.
6. Një nga burrat që kishin marrë gra të huaja, por që i larguan duke iu bindur këshillës së Ezdrës.—Ezd 10:33, 44.