ELIZURI
[Perëndia im është shkëmb].
Bir i Shedeurit nga fisi i Rubenit; një nga 12 prijësit që ndihmuan Moisiun dhe Aaronin të numëronin bijtë e Izraelit. (Nu 1:1-3, 5, 17; 2:10; 10:18) Përveç blatimit bashkë me prijësit e tjerë pas ngritjes së tabernakullit, ditën e 4-t Elizuri paraqiti blatimin e vet për përurimin e altarit.—Nu 7:1, 2, 10, 30-35.