EPENETI
[i lëvduar].
I krishterë në kongregacionin e Romës, të cilin Pavli e përmend me emër dhe i dërgon personalisht të fala. (Ro 16:5) Epeneti është quajtur «një nga frytet e para në Azi». Ka të ngjarë t’i ketë dhënë dëshmi vetë Pavli, pasi edhe njerëzit e shtëpisë së Stefanait, që janë quajtur «fryti i parë i Akaisë», i pagëzoi Pavli.—1Ko 1:16; 16:15.