EFERI
[i vogli (i drerit)].
1. Djali i Midianit që përmendet i dyti; nip i Abrahamit nga gruaja e tij Ketura.—Zn 25:2, 4; 1Kr 1:33.
2. Një burrë nga fisi i Judës; një nga djemtë e Ezrahut që përmendet i treti.—1Kr 4:1, 17.
3. Një nga shtatë krerët e gjysmës së fisit të Manaseut. Këta patriarkë përshkruhen si luftëtarë trima e të fuqishëm. Pasardhësit e tyre nuk u treguan besnikë ndaj Perëndisë, prandaj Jehovai lejoi që mbreti i Asirisë t’i çonte në mërgim.—1Kr 5:23-26.