MBRETËRIMI I SOLOMONIT
MBRETËRIMI i Solomonit është një kuadër profetik i së ardhmes. Gjatë sundimit të këtij mbreti, Izraeli arriti majat e begatisë dhe të lavdisë. Solomoni ishte njëherazi mbret i mençur dhe organizator i pashoq. Ai ndërtoi një tempull madhështor për Jehovain, godina të ndryshme zyrtare dhe një pallat mbretëror, që tregohen më poshtë. Organizoi krahina administrative që, në çdo stinë, i siguronin me radhë familjes mbretërore një shumëllojshmëri ushqimesh.
Mbretërimi i Solomonit u karakterizua nga një kohë paqeje dhe sigurie të vërtetë. Ai paraqet në mënyrë profetike mbretërimin paqësor të Mesisë, i cili «do të ketë nënshtetas nga deti në det, dhe nga Lumi [Eufrati] deri në skajet e tokës».—Ps 72:8.
[Figurat]
Gjatë mbretërimit të Solomonit, Juda dhe Izraeli banonin të sigurt, në kuptimin figurativ, secili nën hardhinë dhe nën fikun e vet (1Mb 4:25)
Edhe sovranët e vendeve të tjera shkonin te Solomoni për të dëgjuar mençurinë e tij (1Mb 4:34; 10:1)