ERI
[i zgjuar; i ngritur].
1. I parëlinduri i Judës me gruan e tij kananite. I ati i dha për grua Tamarën, por, meqenëse Eri ishte i lig në sytë e Perëndisë, Jehovai e bëri të vdiste para se të linte pasardhës.—Zn 38:1-7; 46:12.
2. Bir i Shelahut, djalit të tretë të Judës me gruan e tij kananite.—Zn 38:2-5; 1Kr 4:21.
3. Biri i Gadit dhe paraardhësi i eritëve; përmendet i pesti.—Zn 46:16; Nu 26:16.
4. Paraardhës i Jezu Krishtit; biri i Jezuit (Joseut, Dio) dhe i ati i Elmadamit.—Lu 3:28.