ESEKU
[grindje].
Pus me ujë të freskët që e hapën shërbëtorët e Isakut në luginën e përroit të Gerarit. (Zn 26:20) Mirëpo barinjtë filistinë të zonës pretendonin se pusi ishte i tyre, e kështu e mori emrin nga ‘grindja’ që plasi mes dy palëve. (Zn 26:12-20) Sot nuk dihet me saktësi se ku ndodhej.