EVI
Një nga pesë mbretërit ose prijësit midianitë që u vranë kur ushtria e Izraelit nën udhëheqjen e Moisiut çoi në vend hakmarrjen e Jehovait kundër Midianit, ngaqë kishte joshur Izraelin të bashkohej me Baalin e Peorit. Ata mbretër midianitë ishin dukë, aleatë ose vasalë të Sihonit, mbretit të amoritëve. Territori i tyre iu dha fisit të Rubenit.—Nu 25:17, 18; 31:8; Js 13:15, 21.