HADADRIMONI
Vend në luginën e Megidos. (Za 12:11) Hadadrimonin e lidhin shpesh me Rumanën, afro 7 km në jug-juglindje të Megidos.
‘Vajtimi me të madhe’ në Hadadrimon, i përmendur te profecia e Zakarisë, mbase i referohet vajtimit për mbretin Josia që u vra në betejë në Megido. (2Mb 23:29; 2Kr 35:24, 25) Por, disa e lidhin këtë vajtim me ritualet e zisë si ato që bëheshin për perëndinë e rremë Tamuz (krahaso Ezk 8:14), dhe mendojnë se «Hadadrimon» është emri i përbërë i një perëndie. S’ka të ngjarë të jetë kështu, sidomos ngaqë fjalët e Jehovait përmes Zakarisë janë pjesë e një profecie për Mesinë. Zor se do të shërbenin si ilustrim profetik rite vajtimi idhujtare; por zia për një mbret besnik të Judës mund t’i shërbente më së miri këtij qëllimi.—Krahaso Gjo 19:37 dhe Zb 1:7 me Za 12:10-14.