HANUNI
[ai ka treguar miratim; ai ka qenë hirmadh].
1. Biri dhe pasuesi i Nahashit, mbretit të Amonit. Ngaqë Nahashi ishte treguar dashamirës me të, Davidi i dërgoi lajmëtarë Hanunit që ta ngushëllonte për vdekjen e të atit. Por princat e vet ia mbushën mendjen Hanunit se ky s’ishte veç një marifet i Davidit për të futur spiunë në qytet. Kështu Hanuni i poshtëroi shërbëtorët e Davidit, duke u rruar gjysmën e mjekrës dhe duke ua prerë rrobat përgjysmë deri te vithet, e pastaj i nisi. Kur bijtë e Amonit e kuptuan se ishin bërë të neveritshëm për Davidin ngaqë i kishin çnderuar lajmëtarët, Hanuni nisi të përgatitej për luftë dhe mori me pagesë sirianë që të luftonin kundër Izraelit. Në betejat që pasuan, Izraeli i shpartalloi amonitët dhe sirianët; Davidi i vuri në punë të detyruar amonitët që mbijetuan në Rabah.—2Sa 10:1–11:1; 12:26-31; 1Kr 19:1–20:3.
2. Dikush që, tok me banorët e Zanoahut, meremetoi Portën e Luginës dhe një pjesë të murit të Jerusalemit.—Ne 3:13.
3. «Biri i gjashtë i Zalafit»; bëri meremetime në murin e Jerusalemit.—Ne 3:30.