HARIMI
[i kushtuar; i ndaluar].
1. Prift nga linja e Aaronit i zgjedhur me short në krye të ndarjes së 3-të nga 24 ndarjet priftërore të organizuara nga Davidi. (1Kr 24:1, 3, 7, 8) «Bijtë [ose pasardhësit] e Harimit», 1.017 veta, përmenden mes priftërinjve të kohës pas mërgimit që u kthyen nga Babilonia në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 36, 39; Ne 7:42) Kreu i kësaj shtëpie atërore në brezin pasardhës ishte Adnai. (Ne 12:12, 15) Pesë «nga bijtë e Harimit» morën gra të huaja, por i larguan sipas këshillës së Ezdrës. (Ezd 10:10, 11, 21, 44) Një përfaqësues i familjes (ose ndoshta një pjesëtar i saj me të njëjtin emër) vulosi besëlidhjen për besnikëri pas mbërritjes së Nehemisë në vitin 455 p.e.s.—Ne 9:38; 10:1, 5, 8.
2. Ati i një familjeje jopriftërore, 320 pjesëtarë të së cilës u kthyen nga Babilonia në Jerusalem me Zorobabelin. (Ezd 2:1, 2, 32; Ne 7:35) Njësoj si pjesëtarët e familjes priftërore me të njëjtin emër (nr. 1), tetë pasardhës të këtij Harimi morën gra të huaja dhe më pas i larguan. (Ezd 10:25, 31, 32, 44) Po ashtu, përfaqësuesi i tyre vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të bërë gjatë kohës së guvernatorit Nehemia. (Ne 9:38; 10:1, 14, 27) Një ‘bir’ i Harimit, Malkijahu, ndihmoi në meremetimin e murit të Jerusalemit.—Ne 3:11.