HARODITËT
[të Harodit].
Banorë të Harodit ose të një vendi afër Harodit. Ky term përdorej për Shamahun dhe Elikain, dy luftëtarë të fuqishëm të Davidit. (2Sa 23:8, 25) Nëse ‘Shamahu’ dhe ‘Shamoti’ janë i njëjti person, përdorimi i termit ‘harorit’ te 1 Kronikave 11:27 mund të jetë një gabim kopjimi dhe duhej të ishte ‘harodit’. Ky ndryshim mund të ketë ndodhur ngaqë germat hebraike «r» (ר) dhe «d» (ד) ngjajnë shumë.