HASADIAHU
[dashamirësi e Jah; Jah është dashamirësi].
Një nga bijtë e Zorobabelit. Renditja e bijve të Zorobabelit në dy grupe të ndryshme (në gjenealogjinë e pasardhësve të mbretit David, emri i Shelomitës ndan dy emrat e parë nga pesë emrat e tjerë) mund të tregojë se ata ishin vëllezër me nëna të ndryshme.—1Kr 3:1, 19, 20.