HASHMONAHU
Vendfushim izraelit, me sa duket mes Mitkahut dhe Moserotit. (Nu 33:29, 30) Vendndodhja nuk dihet me saktësi. Hashmonahun e kanë lidhur me Vadi-Hashimin që ndodhet afër vendndodhjes së mundshme të Kadesh-Barneas. Kurse, sipas një pikëpamjeje tjetër, mund të ishte Azmoni.—Nu 34:4, 5; shih AZMONI.