HAZAR-ENANI, HAZAR-ENONI
[oborr (vendbanim) i burimit (kroit)].
Vend në kufirin verior të Kanaanit. (Nu 34:2, 7-10) Ezekieli e përmendi Hazar-Enonin (Hazar-Enanin) tok me Damaskun dhe Hamathin në vegimin profetik për territorin e Izraelit. (Ezk 47:13, 17; 48:1) Sot është e pamundur të përcaktohet me saktësi vendndodhja. Megjithatë, për momentin shumica e studiuesve e lidhin me Karjateinin, afro 120 km në verilindje të Damaskut, rrugës për në Palmirë.