HELBAHU
Qytet në territorin e fisit të Asherit. Përmendet ndër qytetet nga të cilat fisi i Asherit nuk i dëboi banorët kananitë. (Gjy 1:31, 32) Sipas disa studiuesve, ishte qyteti i Ahlabit dhe vendndodhja është Kirbet-el-Mahalibi, rreth 6 km në verilindje të Tirit. Gjithsesi, kjo nuk dihet me siguri.