HOBAHU
Vend «në veri të Damaskut»; Abrahami ndoqi deri atje ushtrinë e mundur që udhëhiqej nga Kedorlaomeri. (Zn 14:13-17) Sipas disa studiuesve, ky vend biblik ka lidhje me Hobën, një burim në udhën mes Palmirës dhe Damaskut, që duket se ruan të paktën emrin e lashtë Hobah. Pranë Hobës, ashtu si pranë burimeve të tjera të mëdha afër shkretëtirës, mund të ketë qenë dikur ndonjë fshat.