HOLONI
[vend i rërës].
1. Qytet në rajonin malor të Judës që iu caktua priftërinjve kehathitë (Js 15:21, 48, 51; 21:9-19); me sa duket, te 1 Kronikave 6:58 quhet Hilen. Mendohet se Holoni i Judës mund të ndodhej në Kirbet-ʽIllin (Horvat-ʽIllit), rreth 17 km në veri-veriperëndim të Hebronit.
2. Qytet moabit në rrafshnaltën ose në «vendin e sheshtë» në lindje të Jordanit, që përmendet bashkë me qytete të tjera në një shpallje kundër Moabit. (Jr 48:21) Sot nuk dihet me saktësi vendndodhja.