BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Huli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Huli
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Semi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Arami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Geteri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mashi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

HULI

Bir i Aramit. (Zn 10:23) Mirëpo te 1 Kronikave 1:17 Huli përmendet si bir i Semit. Në Dorëshkrimin Aleksandrin dhe në dorëshkrimin hebraik Kenikot 175, 1 Kronikave 1:17 është njësoj me Zanafillën 10:23, sepse përmban shprehjen «bijtë e Aramit» para se të renditen Uzi, Huli, Geteri dhe Mashi. Kështu, mungesa e fjalëve «bijtë e Aramit» te 1 Kronikave 1:17 në tekstin masoretik ndoshta është një gabim kopjimi. Megjithatë, nuk ka pse të jetë medoemos kështu; në Shkrime, fjala «bijtë» mund të përfshijë nipërit ose edhe pasardhës të brezave të mëvonshëm. (Një rast i ngjashëm mund të jetë ai i 1Kr 1:4. Atje nuk tregohet se Semi, Kami dhe Jafeti ishin bijtë e Noesë, mbase ngaqë lidhja e tyre me Noenë ishte aq e njohur, sa shkrimtari nuk e pa të nevojshme ta përmendte.)

Nuk dihet me siguri se në çfarë zone u vendosën pasardhësit e Hulit. Sipas historianit Jozef, Huli (Urusi) ishte themeluesi i Armenisë. (Antikitete judaike, I, 145 [vi, 4]) Të tjerë e lidhin me disa zona në Mesopotami e gjetkë. Shumë veta përkrahin idenë se kishte lidhje me rajonin e Hulës afër ujërave të Meromit të përmendura në Bibël, në veri të detit të Galilesë, ngaqë emri Hul me sa duket ruhet tek emri Hula dhe tek Ulatha, emri i një rajoni të përmendur nga Jozefi.—Antikitete judaike, XV, 360 (x, 3).

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo