IDOJA
[1-5: formë e shkurtuar e emrit Adajah që do të thotë «Jehovai ka stolisur (mbajtësin e emrit)».]
1. Biri i Joahut; levit nga familja e Gershomit.—1Kr 6:19-21.
2. I ati i Ahinadabit, nëpunësit që caktoi Solomoni në Mahanaim për t’i siguruar ushqim atij dhe shtëpisë së vet.—1Mb 4:7, 14.
3. Vegimtar, shkrimet e të cilit konsultoi hartuesi i Kronikave që mblodhi të dhëna për çështjet e mbretërve Solomon, Rehoboam dhe Abijah. Shkrimet e Idos cilësohen si «shtjellim», «komentar» ose «midrash».—2Kr 9:29; 12:15; 13:22, shën., NW.
4. I ati i Berekisë dhe gjyshi i profetit Zakaria. (Ezd 5:1; 6:14; Za 1:1, 7) Mund të jetë Idoja nr. 5.
5. Prift që përmendet bashkë me ata që u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. Në kohën e kryepriftit Jojakim shtëpia atërore e Idos drejtohej nga Zakaria. (Ne 12:1, 4, 12, 16) Mund të jetë Idoja nr. 4.
6. [Ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «përlëvdoj»; ose nga rrënja e fjalës që do të thotë «di».] Biri i një burri me emrin Zakaria; princ i gjysmës së fisit të Manaseut në Galaad gjatë kohës së Davidit.—1Kr 27:21, 22.
7. Kreu i nethinimëve, skllevërve të tempullit, që banonin në Kasifi; 220 prej tyre shkuan me Ezdrën në Jerusalem në vitin 468 p.e.s.—Ezd 8:17, 20.