ISKARIOTI
[nga heb., ndoshta: njeri nga Kerioti].
Emër që iu vu apostullit tradhtar, Judës (dhe të atit, Simonit), për ta dalluar nga apostulli tjetër me emrin Judë. (Mt 10:4; Lu 6:16; Gjo 6:71) Nëse «Iskariot», siç mendohet në përgjithësi, do të thotë «njeri nga Kerioti», kjo mund të tregojë se Simoni dhe i biri ishin nga Keriot-Hezroni i Judesë.—Js 15:25; shih JUDA nr. 13.