ITAI
[formë e shkurtuar e emrit Ithiel].
1. Luftëtar gitit që mendohet se ishte nga Gathi, një qytet filistin. Ai ishte shumë besnik ndaj Davidit. Kur Davidi dhe shërbëtorët e tij po iknin nga Jerusalemi për shkak të rebelimit të Absalomit, me të u bashkuan edhe 600 gititë, ku përfshihej edhe Itai. Davidi u përpoq t’ia mbushte mendjen që të mos ikte nga qyteti, por ky luftëtar shprehu përkushtimin e tij të thellë me këto fjalë: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron dhe siç është e vërtetë që rron zotëria im, mbreti, ku të jetë zotëria im, mbreti, qoftë për vdekje, qoftë për jetë, atje do të jetë edhe shërbëtori yt!» Atëherë Davidi e la që ai ta shoqëronte.—2Sa 15:18-22.
Pasi numëroi forcat e tij ushtarake, Davidi caktoi si krerë ushtarakë joizraelitin Itai, Joabin dhe Abishain, secilin mbi një të tretën e ushtrisë.—2Sa 18:2, 5, 12.
2. Një nga burrat e fuqishëm të Davidit; beniaminit dhe bir i Ribait nga Gibeahu. (2Sa 23:29) Ai quhet Ithai te 1 Kronikave 11:31.