JAZIELI
Muzikant levit në ndarjen e 2-të që shoqëroi arkën e besëlidhjes kur e shpërngulën nga shtëpia e Obed-Edomit për në Jerusalem. (1Kr 15:18) Në vargun 20 quhet Aziel. Sipas 1 Kronikave 16:5, ku quhet Jejel (‘Jejeli’ i parë), më pas ai u caktua të vazhdonte shërbimin si muzikant para Arkës.