JASHOBEAMI
[ndoshta: populli është kthyer].
1. Luftëtar korahit që u bashkua me ushtrinë e Davidit në Ziklag. (1Kr 12:1, 6) Ndoshta Jashobeami nr. 2.
2. Kreu i tre luftëtarëve më të shquar të Davidit. Në një rast, Jashobeami vrau me heshtë qindra armiq. Veç kësaj, ai ishte një nga tre krerët që çanë përmes kampit filistin për të nxjerrë ujë për Davidin nga sterna e Betlehemit. (1Kr 11:11, 15-19) Më vonë, Jashobeamin e caktuan në krye të ndarjes me 24.000 veta që shërbente muajin e parë. (1Kr 27:1, 2) Ishte bir i Zabdielit; hakmonit. Te 2 Samuelit 23:8 ai quhet Josheb-Bashebeth.—Shih JOSHEB-BASHEBETHI.