JERAHMELITËT
[të Jerahmelit].
Pasardhësit e Judës nëpërmjet Jerahmelit, birit të Hezronit. (1Kr 2:4, 9, 25-27, 33, 42) Jerahmelitët jetonin në jug të Judës, me sa duket në të njëjtin rajon ku jetonin amalekitët, geshuritët dhe girzitët, të cilët Davidi i sulmoi gjatë kohës që banonte si i arratisur mes filistinëve për shkak të mbretit Saul. Kur kthehej nga këto sulme, Davidi shprehej me terma të paqartë se kishte mësyrë «në jug të Judës, në jug të jerahmelitëve dhe në jug të kenitëve». Mbreti filistin Akishi kujtonte se Davidi kishte sulmuar izraelitët, e kështu ishte bërë i pështirë për bashkëkombësit e vet, por i vlefshëm për Akishin. (1Sa 27:7-12) Në të vërtetë, më vonë Davidi e ndau plaçkën e luftës me pleqtë «në qytetet e jerahmelitëve».—1Sa 30:26, 29.