JERUBESHETHI
[gjëja e turpshme le të mbrohet (luftojë) vetë].
Emri i gjykatësit Gideon te 2 Samuelit 11:21. Me sa duket është një variant i emrit Jerubaal që i ati, Joashi, i vuri Gideonit kur rrëzoi altarin e Baalit. (Gjy 6:30-32) Disa studiues mendojnë se shkrimtari i Librit të Dytë të Samuelit e ka zëvendësuar fjalën báʽal me bósheth, që në hebraisht do të thotë «turp», për të mos përdorur emrin e perëndisë së rremë Baal si pjesë të një emri të përveçëm.—Shih GIDEONI.