JESHAJAHU
[Jehovai është shpëtim].
1. Levit, pasardhës i Moisiut nga Eliezeri dhe një paraardhës i Shelomotit, njërit prej atyre që Davidi i besoi thesarin.—1Kr 23:15; 26:24-26.
2. Muzikant levit nga «bijtë e Jeduthunit», i zgjedhur me short në krye të grupit të 8-të nga 24 grupet e muzikantëve të organizuara nga Davidi.—1Kr 25:1, 3, 15.
3. Beniaminit; një pasardhës i largët i tij jetoi në Jerusalem në kohën e guvernatorit Nehemia.—Ne 11:4, 7.
4. Kreu i shtëpisë atërore të Elamit i cili, bashkë me 70 meshkujt e grupit të tij, shoqëroi Ezdrën kur u kthye në Jerusalem.—Ezd 8:1, 7.
5. Levit merarit që u kthye me Ezdrën nga Babilonia.—Ezd 8:1, 19.
6. Pasardhës i mbretit David; nipi i guvernatorit Zorobabel.—1Kr 3:1, 19, 21.