JOJARIBI
[formë e shkurtuar e emrit Jehojarib që do të thotë «Jehovai u ndeshtë; Jehovai ka drejtuar çështjen (tonë) ligjore»].
1. Kreu i një shtëpie atërore priftërore; quhej edhe Jehojarib. (1Kr 24:6, 7) Përfaqësues të shtëpisë së tij (ose një prift tjetër me të njëjtin emër) ishin bashkëkohës të Zorobabelit, të Nehemisë dhe të Jojakimit.—Ne 12:1, 6; 11:4, 10; 12:12, 19, 26.
2. Një «mësues» në kohën e Ezdrës.—Ezd 8:16.
3. Paraardhës i Masejahut nga fisi i Judës.—Ne 11:5.