KABZELI
[Perëndia ka mbledhur].
Qytet në jug të Judës. (Js 15:21) Është hedhur ideja se ndoshta ishte Kirbet-Hora (Horvat-Huri), rreth 10 km në lindje-verilindje të Beer-Shebës. Te 2 Samuelit 23:20 dhe 1 Kronikave 11:22, mendohet se teksti hebraik do të thotë që Kabzeli ishte: (1) vendlindja e luftëtarit të shquar Benajah, (2) vendlindja e një prej paraardhësve të tij a vendi ku ai paraardhës kreu bëma të lavdishme, ose (3) vendngjarja e bëmave të shumta të Benajahut. (Krahaso BR; Dio; DSF; ECM.) Një formë tjetër e këtij emri, «Jekabzel», shfaqet te Nehemia 11:25 ku renditen disa vendbanime të Judës në periudhën pas mërgimit.