MARATI [shpellë; ose fushë e zhveshur]. Qytet që iu caktua fisit të Judës. (Js 15:21, 59) Vendndodhja mendohet se është afër Beit-Umarit, fshat në zonën kodrinore të Judës 11 km në veri të Hebronit. Disa hedhin idenë se Marati mund të jetë një emër tjetër i Marotit.—Mi 1:9, 12.