MAHATI
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «tmerroj»].
1. Levit kehathit; paraardhës i Samuelit dhe i Hemanit, këngëtarit në shtëpinë e Jehovait.—1Kr 6:31-35.
2. Një nga levitët kehathitë që ndihmuan për të pastruar tempullin në kohën e mbretit Hezekia. (2Kr 29:12, 15, 16) Me sa duket i njëjti person u emërua mbikëqyrës nën drejtimin e Konaniahut dhe të Shimeit për «kontributet, të dhjetën dhe gjërat e shenjta» që silleshin në tempull.—2Kr 31:12, 13.