MAHLI
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «ligështohem; sëmurem»].
1. Nip i Levit, bir i Merarit dhe vëlla i Mushit. (Da 6:16, 19; 1Kr 6:19, 29; 24:26) Mahli ishte i ati i Eleazarit dhe i Kishit, si dhe kreu i familjes së mahlitëve. (Nu 3:20, 33; 1Kr 23:21; 24:28, 29) Sherebiahu, pasardhësi i tij, për të cilin thuhet se «nga bijtë e Mahlit, . . . shquhej për maturi», u kthye në Jerusalem me Ezdrën.—Ezd 8:18.
2. Levit, biri i Mushit, pra nipi i Mahlit, birit të Merarit.—1Kr 6:47; 23:23; 24:26, 30.