MAHLONI
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «ligështohem; sëmurem»].
I biri i Elimelekut dhe i Naomit. Gjatë një zie buke në kohën e gjykatësve, ai u shpërngul bashkë me prindërit nga Betlehemi i Judës në Moab. Atje u martua me një moabite me emrin Rutha, por vdiq pa lënë fëmijë. (Ru 1:1-5; 4:10) Rutha u kthye në Judë bashkë me të vjehrrën dhe, sipas ligjit për detyrën që i takonte kunatit, u martua me Boazin. (Ru 4:9, 10; Lp 25:5, 6) Nga kjo familje rrjedh Davidi, nga i cili erdhi Jezu Krishti.—Ru 4:22; Mt 1:5, 6, 16.