MATREDA
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «përzë»].
E ëma e Mehetabelës, gruas së Hadarit (Hadadit), mbretit edomit. (Zn 36:31, 39; 1Kr 1:50) Te Zanafilla 36:39 Peshita siriake dhe Septuaginta greke e paraqitin Matredën si birin e Mezahabës, por, sipas tekstit masoretik, Matreda ishte e bija e Mezahabës.