MEARAHU
[shpellë].
Qytet ose krahinë sidonite që mbeti për t’u pushtuar pas fushatës ushtarake të Izraelit nën komandën e Josiut. (Js 13:2, 4) Tani për tani janë sugjeruar dy vendndodhje. Njëra është fshati Mgairije, rreth 10 km në verilindje të Sidonit. Tjetra është Mugar-Jezini (arab., «shpella të Jezinit»), zonë me shpella në majë të vargmalit të Libanit e në lindje të Sidonit.