MEMUKANI
Zëdhënësi kryesor i shtatë princave medo-persë kur Vashti nuk pranoi t’i bindej mbretit Asuer. (Es 1:13-15) Sipas Memukanit, Vashti nuk kishte gabuar vetëm kundër mbretit, por edhe kundër princave dhe nënshtetasve të perandorisë, e kësisoj duhej hequr si mbretëreshë, që gjithë gratë e perandorisë të mësonin t’u bindeshin burrave të tyre. Mbreti dhe princat e tjerë ranë dakord me Memukanin dhe për këtë u shkrua një dekret mbretëror, si një ndër ligjet e pandryshueshme të medëve dhe të persëve.—Es 1:16-22.
Ata ‘shtatë princa të Persisë dhe të Medisë’ ishin «njohës të mirë të ligjit dhe të çështjeve ligjore». Ishin këshilltarët më të afërt të mbretit dhe «kishin postet e para në mbretëri». (Es 1:13, 14) Faktin që në oborrin e Persisë ekzistonte një këshill i tillë prej shtatë vetash, e mbështet edhe Ezdra 7:14.