MERATAIMI
[ndoshta: rebelim i dyfishtë].
Një emërtim për Babiloninë ose mbase për një rajon të veçantë në Babiloni. (Jr 50:21, 23, 24) Ndoshta bëhet fjalë për atë që mbishkrimet babilonase e quajnë nar marratu e që mendohet se është Gjiri Persik, në pikën ku derdhen lumenjtë Tigër dhe Eufrat. Siç duket, luhet me kuptimin e foljes hebraike maráh (rebelohem). Si një formë e dyfishtë që vjen nga maráh, Merataim ndoshta thekson sa i rëndë ishte rebelimi i Babilonisë. Që nga koha e themeluesit të saj, Nimrodit, Babilonia ndoqi një rrugë rebelimi kundër Jehovait.—Zn 10:8-10.