MERONOTITËT
Term i përdorur për Jehdejahun dhe Jadonin që, me sa duket, tregon se ishin banorë të Meronotit. (1Kr 27:30; Ne 3:7) Disa studiues mendojnë se Meronoti ishte afër Gibeahut, por vendndodhja e saktë nuk dihet. Të tjerë e lidhin me Beitunijën, më pak se 5 km në veri-veriperëndim të Gibeonit.