MIJAMINI
[nga dora e djathtë].
1. Pasardhës i Aaronit i zgjedhur me short si kreu i ndarjes së 6-të priftërore në kohën e mbretit David.—1Kr 24:1, 3, 5, 9.
2. Një nga krerët e priftërinjve që u kthyen nga Babilonia me Zorobabelin. (Ne 12:1, 5, 7) Ai mund të ketë qenë ati i shtëpisë atërore të Miniaminit të përmendur te Nehemia 12:17 (ku emri i kreut të asaj shtëpie duket se është hequr pa dashje nga teksti hebraik gjatë kopjimit).
3. Një nga «bijtë e Paroshit» që larguan «gratë [e huaja] bashkë me bijtë» sipas këshillës së Ezdrës.—Ezd 10:25, 44.
4. Prift (ose ndoshta paraardhësi i një prifti) i cili renditet mes atyre që vulosën ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e Nehemisë. (Ne 9:38; 10:1, 7, 8) Duket se është Miniamini që përmendet te Nehemia 12:41.
Në hebraisht duket se Mijamini është shkurtimi i emrit Miniamin.