MISREFOT-MAIMI
[djegie tek ujërat].
Deri në këtë vend izraelitët ndoqën ushtritë e mbretërve kananitë të veriut, që kishin lidhur aleancë me Jabinin, pasi i mundën pranë ujërave të Meromit. (Js 11:1-5, 8) Kur Toka e Premtuar iu nda fiseve si trashëgimi, mbeti për t’u pushtuar zona që shtrihej nga Libani deri në Misrefot-Maim. (Js 13:2, 6) Disa e lidhin Misrefot-Maimin me rrënojat në Kirbet-el-Musheirefeh (Horvat-Mashref), rreth 20 km në veri-verilindje të ʽAkos. Falë kësaj vendndodhjeje, banorët e Misrefot-Maimit mund të shkonin kollaj në qytetet e rrafshinës së Akos dhe të basenit Hula. Mbase Misrefot-Maimi (që do të thotë «djegie tek ujërat») e mori emrin nga burimet termale që ndodhen rreth 180 m larg tij.