MITILENA
Qyteti kryesor i Lesbosit, ishull në detin Egje, pranë bregut perëndimor të Azisë së Vogël. Rrugës për në Jerusalem, rreth vitit 56 të e.s., apostulli Pavël lundroi drejt Mitilenës nga Asosi, qytet-port në pjesën kontinentale të Azisë së Vogël, afro 45 km më në veri-veriperëndim. Meqë nuk thuhet se Pavli zbriti në Mitilenë, kjo mund të nënkuptojë thjesht që anija ankoroi këtu, mbase ngaqë erërat e nevojshme nga veriu ishin qetësuar. Ditën tjetër, anija lundroi për në jug-jugperëndim drejt Kiosit.—Ve 20:15.
Mendohet se Mitilena fillimisht ishte në një ishull të vogël afër bregut lindor të Lesbosit. Por, ndërsa qyteti zgjerohej, mund të jetë lidhur me Lesbosin me anë të një rruge a rripi toke dhe u shtri përgjatë bregut. Falë kësaj mund të jenë krijuar dy porte, një në veri dhe një në jug të kësaj rruge. Qyteti njihej për bukurinë arkitekturale të ndërtesave dhe si djep i studimeve letrare.