NAFTUHIMI
Emër që përmendet mes pasardhësve të Mizraimit, birit të Kamit. (Zn 10:6, 13, 14; 1Kr 1:11, 12) Ashtu si për emrat e tjerë të kësaj liste, studiuesit në përgjithësi mendojnë që shumësi i hebraishtes tregon se bëhej fjalë për një fis a popull. Duke u nisur nga hamendja se rrënja e këtij emri është ndonjë term gjeografik, shpesh studiuesit e lidhin Naftuhimin me një shprehje egjiptiane që do të thotë «ata të deltës», prandaj e përfshijnë te banorët e Egjiptit të Poshtëm (Verior). Tani për tani këto mbeten thjesht hipoteza.