NEBAJOTI
I parëlinduri ndër 12 bijtë e Ismaelit, nga i cili erdhi një prej fiseve të shquara arabe. (Zn 25:13-16; 1Kr 1:29-31) Motra e Nebajotit, Mahalata (ose ndoshta Basemata), u martua me Esaun, që e kishin kushëri. (Zn 28:9; 36:2, 3) Me sa dihet, pasardhësit e Nebajotit nuk jetonin në një vend të caktuar; ka shumë mundësi të ishin nomadë që endeshin si beduinë me kopetë e tyre. Në kohën e Isaisë, «kopetë e Kedarit» (Kedari ishte vëllai i Nebajotit) u përmendën bashkë me «deshtë e Nebajotit» në një profeci që parathoshte se ato kafshë do të ishin flijime të miratuara në altarin e Jehovait.—Is 60:7.
Disa studiues janë përpjekur të tregojnë se pasardhësit e Nebajotit ishin nabateasit e epokave të mëvonshme, por nuk ka dëshmi bindëse që mbështetin këtë ide.