BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Qafa

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Qafa
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Gryka
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Qafa e milingonës
    Zgjohuni!—2016
  • 3A «Shpirti»​—Krijesë e gjallë, njeri ose kafshë; jetë si person me intelekt; përdorime të tjera
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Këmba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

QAFA

Pjesë e trupit të njeriut ose të kafshës që lidh kokën me trungun. Fjalët hebraike për qafën theksojnë strukturën e saj skeletore që mund të thyhet (Da 13:13; 1Sa 4:18) ose zverkun. (Zn 49:8; Js 10:24) Në Bibël fjala «qafë» përdoret shpesh në mënyrë të figurshme.

Në hebraisht thuhej se ai që ia mbathte i mundur nga beteja, fjalë për fjalë i kthente «qafën» armikut, domethënë pjesën e prapme ose zverkun. (Krahaso Js 7:8) Kurse ‘dora në zverk të armiqve’ do të thoshte t’i mundje ose t’i nënshtroje. (Zn 49:8; 2Sa 22:41, shën.; Ps 18:40, shën.) Një domethënie të ngjashme paraqesin edhe monumentet e Egjiptit dhe të Asirisë, ku monarkët shfaqen në skena beteje me këmbën në zverk të armiqve. Po ashtu, Josiu i urdhëroi komandantët e tij: «Afrohuni dhe vëruani këmbën në zverk këtyre mbretërve.»​—Js 10:24.

Zgjedha në qafë tregonte skllavëri, shtypje ose robëri. (Zn 27:40; Jr 30:8; Ve 15:10) Shprehjet ‘me qafë të fortë’, «forcon qafën» dhe «ngurtëson qafën» që dalin shpesh në Bibël, tregojnë një frymë rebele e kryeneçe. Shkrimet na paralajmërojnë se «njeriu që qortohet herë pas here, por që e forcon qafën, befas do të thyhet dhe s’do të ketë shërim».​—Pr 29:1; Lp 9:6, 13; 31:27; 2Mb 17:14; Ps 75:5; Is 48:4.

Rëndësia e disiplinës dhe e autoritetit të prindërve (e nënkuptohet edhe vlera e çmuar e urdhërimeve dhe ligjeve të Perëndisë) theksohet nga nxitja ‘për t’i lidhur ato rreth qafës’ ku viheshin stoli të bukura e me vlerë. (Pr 1:8, 9; 3:1-3; 6:20, 21) Të ecje me qafën përpjetë tregonte fodullëk.​—Is 3:16.

Gryka. Fjala hebraike për «grykë» ose «fyt» i referohet pjesës së përparme të qafës ku gjenden organet e të folurit dhe të gëlltitjes. (Jr 2:25) Për të ligjtë që gënjejnë e derdhin gjak, Bibla thotë: «Nga goja e tyre nuk del asgjë e besueshme. . . . Gryka e tyre është si një varr i hapur.»​—Ps 5:9; Ro 3:13.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo