NETOFAHU
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «pikon; pikë»], netofathitët.
Fshat i vogël në Judë—që ka të ngjarë të ndodhej në Kirbet-Bed-Faluhun e sotëm, rreth 4 km në jug-juglindje të Betlehemit—dhe banorët e tij. Bibla përqendrohet kryesisht te banorët, që fillimisht duket se ishin të afërm të atyre që u vendosën në Betlehem.—1Kr 2:54.
Netofathitë ishin edhe Maharai e Helebi (Heledi; Heldai), dy burra të fuqishëm të Davidit, të cilët u bënë krerë të ndarjeve të ushtrisë. (2Sa 23:8, 28, 29; 1Kr 11:26, 30; 27:13, 15) Pas dëbimit të përgjithshëm në Babiloni, në Judë u lanë disa netofathitë, të cilët mbështetën guvernatorin Gedaliah. (2Mb 25:23; Jr 40:8) Pasardhës të netofathitëve që ishin çuar në Babiloni, u kthyen me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 22; Ne 7:26) Disa levitë që jetonin në vendbanimet e netofathitëve, shkuan në Jerusalem për të përuruar murin e rindërtuar.—1Kr 9:14, 16; Ne 12:27, 28.