PELATIAHU
[Jehovai ka shpëtuar].
1. Një nga katër prijësit simeonitë në krye të 500 burrave që sulmuan malin e Seirit dhe vranë amalekitët e mbetur, ka të ngjarë gjatë mbretërimit të Hezekisë.—1Kr 4:41-43.
2. Bir i Benajahut; princ i Izraelit të cilin Ezekieli e pa në vegim. Pelatiahu bashkë me Jazaniahun ‘po kurdisnin të keqen dhe po jepnin këshilla të këqija’ kundër Jerusalemit. Ezekieli u frymëzua të shpallte një profeci kundër popullit të Izraelit dhe pas kësaj, Pelatiahu vdiq.—Ezk 11:1-13.
3. Pasardhës i largët i Davidit dhe nip i Zorobabelit. (1Kr 3:19-21) Ndoshta Pelatiahu nr. 4.
4. Kreu i një familjeje që nënshkroi besëlidhjen ku izraelitët premtonin se nuk do të merrnin gra të huaja.—Ne 9:38; 10:1, 14, 22; shih Pelatiahu nr. 3.